Aktualitet

Foto/ Kryebashkiaku Veliaj viziton Ukrainën, takohet me presidentin Zelensky

Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, ka vizituar ditën e sotme Ukrainën, ku është takuar me Presidentin Volodymir Zelensky.

Njoftimi i takimit zyrtar mes tyre është publikuar edhe në faqen zyrtare të presidencës së Ukrainës.

Ky takim vjen në një kohë të vështirë për Ukrainën, ku po përballet me një sërë sulmesh nga Rusia. Lufta në Ukrainë ka filluar prej gjashtë muajsh ndërsa sulmet ruse vijojnë të mbeten të intensifikuara.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button