Aktualitet

Fushë-Kruja tronditet nga një shpërthim me tritol, lënda plasëse vendoset në një banesë

Pas Lushnjës, edhe Fushë Kruja është tronditur nga një shpërthim me tritol. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme (1 nëntor), ndërsa nuk raportohet për të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një banesë në lagjen Zallë.

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 22:40, në lagjen “Magaze”, Fushë Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit M. B., 54 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Më herët policia e Lushnjes njoftoi se “rreth orës 22:25, në lagjen “18 Tetori” në oborrin e banesës së shtetases L. L., 75 vjeçe, ka shpërthyer lëndë e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme materiale

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button