Aktualitet

Sekuestrohet sasi e madhe kokainë në Malin e Zi, vinte nga Shqipëria. Kontrolle në Tiranë

Një sasi e madhe kokaine është sekuestruar gjatë një aksioni të policisë malazeze dhe asaj shqiptare.

Sipas të njëjtave informacione, kokaina ishte e fshehur në thasë me dhe.

Ajo u zbulua nga policia malazeze në korrik, me ndihmën e Drejtorisë së të Ardhurave dhe Doganave, pasi dërgesa mbërriti në Portin e Tivarit.

Inspektorët e Sektorit Kundër Krimit atëherë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë të Shtetit edhe me autoritetet nga Shqipëria, vlerësuan që ta mbanin nën vëzhgim dërgesën, derisa të vinte porositësi për të, gjë që ndodhi pikërisht sot.

Sipas informacioneve, janë arrestuar disa persona dhe në territorin e Shqipërisë, në afërsi të Tiranës, po kontrollohet në një magazinë në pronësi të njërit prej të arrestuarve.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button