Aktualitet

Peleshi informon mbi situatën e reshjeve dhe zjarreve: Mund të ketë emergjenca, po marrim masa

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka paralajmëruar për emergjenca të tjera të mundshme për shkak të reshjeve të dendura që pritet të përfshijnë vendit. Në një deklaratë për mediat, Peleshi ka kërkuar që qytetarët të sinjalizojnë e raportojnë çdo emergjencë që lidhet me reshjet apo zjarret. Megjithatë, sipas tij autoritetet janë në gatishmëri për çdo situatë që mund të krijohet si pasojë e motit.

Në të njëjtën kohë, ai ka falenderuar Emergjencat Civile për gatishmërinë dhe punën e bërë për shuarjen e vatrave të zjarrit, duke nënvizuar se jetët e qytetarëve u mbrojtën.

Instituti i Gjeo-Shkencave ka paralajmëruar se duke filluar prej orëve të para të së martës, në vendin tonë priten reshje me intensitet të lartë në qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier dhe Vlorë. Gjithashtu, mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshqitje të dherave.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button