Aktualitet

Nga shoferët “kamikazë” te këmbësorët që nuk respektojnë rregullat/ Policia rrugore “nuk kursen dorën” me gjobat

Policia Rrugore e Tiranës ka bërë bilancin e një jave punë. Mësohet se janë arrestuar 28 persona për drejtim automjeti në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.


Janë ndëshkuar me masë administrative 648 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të

432 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

557 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit. Janë vendosur 660 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve.

Janë vendosur 78 masa administrative, për mospërdorimin e monopatinave në vendet e duhura.

Janë vendosur 138 masa administrative, për këmbësorët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.

Janë bllokuar 15 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime, nga Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button