Aktualitet
Kryebashkiaku i Vorës Blerim Shera uron nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor

Sot kryebashkiaku i Vorës z.Blerim Shera nis ditën në shkollën 9 vjeçare të Vorës me nje urim për nxënësit dhe mesuesit .
Postimi :
❤️URIME NXËNËSVE DHE MËSUESVE NË DITËN E PARË TË SHKOLLËS !
Edukimi është një objektiv që na bën të përmirësojmë jetën tonë. Një komunitet i fokusuar në edukim rrit vlerat.
Vora dhe qytetarët e saj investojnë çdo ditë energji për të rritur cilësinë e edukimit.
Edhe ne si bashki dhe si ekip i pushtetit vendor kemi vëmendjen maksimale për të përmirësuar, investuar dhe ndërtuar një infrastrukturë të sigurt shkollore.
Urime dhe suksese në këtë vit të ri shkollor.




