Aktualitet

Reshje të dendura bore në Kukës, lëvizja e mjeteve bëhet me zinxhirë dhe goma dimërore

Kukësi është përfshirë këtë mëngjes nga reshje të dendura bore.

Bora ka zbardhur të gjitha njësitë administrative, duke krijuar shtresa akulli në rrugë e për pasojë janë shfaqur edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Lëvizja e automjeteve po bëhet me zinxhirë dhe goma dimërore në rrugët si Kukës-Peshkopi, Kukës-Shishtavec apo Krumë-Kam-Tropojë.

Trashësia e borës në pikat më të larta të këtyre rrugëve i ka kaluar 20 cm, ndërsa firmat kontraktuese po bëjnë pastrimin e borës.

Deri më tani nuk raportohet për bllokim të rrugëve apo fshatrave, ndonëse dendësia e borës është e lartë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button