Aktualitet

Parashikimi i motit, si pritet të jenë temperaturat sot

Sipas MeteoAlb, vendi ynë, përgjatë gjithë 24-orëshit pritet të jetë nën dominimin e alternimeve të kthjellimeve të shkurtra dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe qëndrore duke sjellë reshje të pakta shiu.

Ndërsa në orët e pasdites, vranësirat do të shpeshtohen në të gjithë vendin duke sjellë rrebeshe afat-shkurta shiu, më të theksuara në zonat Jugore si edhe zonat përgjatë kufirit Lindor.

E njëjta situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmjë.

Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 26°C vlera maksimale e cila do të shënohet në Elbasan dhe Cërrik.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button