AktualitetPolitikë

Rama shkon në shtëpinë e familjarëve të Klodian Rashës, të riut që u vra nga polici

Pak orë pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara, Kryeministri Rama ka shkuar në shtëpinë e familjarëve të Klodian Rashës, të riut që dy ditë më parë u vra nga një polic, pak metra larg banesës.

Më herët, përmes rrjeteve sociale, kreu i Qeverisë ka paralajmëruar se do mbajë një konferencë për mediat, sot në orën 18:00, për ngjarjen e rëndë.

Regaimet vijojnë edhe sot për atë që ndodhi.

Ndërkohë, një ditë më parë, qindra të rinj u organizuan në protesta për vrasjen e të riut.

Kërkesa e tyre është largimi i ministrit Sandër Lleshaj. 

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button