Aktualitet

Bashkia Shijak fituese e fondit social. Arbana falenderon Kryeministrin dhe Ministrinë e Shëndetësisë për këtë fond.

Bashkia Shijak fituese e fondit social. Arbana falenderon Kryeministrin dhe Ministrinë e Shëndetësisë për këtë fond.

Bashkia e Shijakut është shpallur fituese e fondit nga Programi i Planit Social.

Kryebashkiaku Arbana shprehet: “Kemi aplikuar për këtë fond që do të shkojë për fëmijët me AK për shërbime të reja që i kanë të nevojshme, për shërbime lëvizëse etj.

Falenderojmë Ministrinë e Shëndetësisë, qeverinë dhe Kryeministrin Rama që bënë të mundur këtë investim.

Kjo erdhi pas një pune të shkëlqyer të stafit të bashkisë për këtë aplikim, me ide të qarta për t’i ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve, për tja lehtësuar sadopak të përditshmen dhe prindërve të tyre.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button