Ekonomia

Euro po forcohet, bizneset me shpresa, FMN thirrje për kurs fleksibël të këmbimit

Euro po shfaq tendenca të forcimit. Pas 5 muajsh në rënie të ndjeshme euro po i afrohet nivelit të 100 lekëve. Për 99.71 lekë po këmbehet monedha europiane në 24 orët e fundit sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Shifër e cila përkon dhe me nivelin më të lartë të arritur që prej shtatorit të vitit të kaluar.

Një euro në rritje shihet si një shpresë për një sër sektorësh në vend që prej vitesh vuajnë zhvlerësimin e kësaj monedhe. Shkak të së cilës Banka e Shqipërisë rendit prurjet nga turizmi, remitancat, por dhe investimet  e huaja direkte.

Nivelin më të lartë euro në 2024 e kishte në janar ndërsa tendenca rënëse u thellua ehde më shumë në muajin maj. Niveli më I ulët u arrit në nëntor 2024  me 98.2 lekë ndërsa fundi i janarit po shfaq shpresa.

Por tendenca të tilla në raportin e Fondit Monetar ndërkombëtar shihen me shqetësim nëse euro arrin në niveli në  viti 2022 ku shkëmbehej për 120 lekë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button