Aktualitet
Protestuesit me duar pas koke të shtrire në bulevard

Me duart mbi kokë, protestuesit shtrihen para kryeministrisë
Protestuesit mbërrijnë përpara kryeministrisë dhe këndojnë himnin kombëtar. Ata kanë bërë thirrje “Drejtësi për Klodianin”
Protestuesit kanë bërë një gjest simbolik për vrasjen e Klodian Rashës nga një polic. Ata janë shtrirë para kryeministrisë duke vendosur duart mbi kokë.

Disa prej tyre morën pjesë në këtë gjest për të simbolizuar vrasjen e një të riu nga një polic që ka revoltuar të rinjtë dhe shoqërinë në 5 ditët e fundit në Tiranë e Shqipëri




