Aktualitet

Berisha mbron Tabakun: Adriana Kalaja s’ka të drejtë të akuzojë pa fakte

Sali Berisha i doli në krah Jorida Tabakut, pas akuzave që Adriana Kalaja ka bërë ndaj saj.

Në konferencën për gazetarët, Berisha tha se Kalaja është një luftëtare e madhe e lirisë por nuk duhet të akuzojë pa fakte, ndërsa vlerësoi edhe Jorida Tabakun.

“Zonja Kalaja është një luftëtare e vendosur, e guximshme që në 4 vite është përballur direkt me krueministrin më shumë se kushdo tjetër. Në atë linjën e saj që beson se është avokate, linjën e drejtësisë dhe paditë. Zonja Kalaja dhe cilido tjetër qoftë në vlerësimin tim, nuk ka të drejtë pafakte të akuzojë ndonjë njeri.

E treta, Sali Berisha është shprehur për këtë se zonja Tabaku ka bërë një nga fushatat më intensive siç kam konstatuar. Çdo kandidat që ka pretendime, t’i verifikojë. Pavarësisht nga konsideratat që kam, mbroj parimet bazë. Ai që ka dyshime dhe t’i faktojë pa pasur asnjë pengesë në sigurimin e dokumentacionit. Janë disa nuk është vetëm zonja Kalaja. Nuk jemi parti tu themi mos hap kutitë, atë nuk e themi kurrë. Kërko të drejtën tënde, ky është parimi im”-u shpreh Berisha.

Lajmi në përditësim…

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button