Aktualitet

Seanca e fundit e Kuvendit, miratohet me 71 vota akti normativ për ndryshime në buxhetin 2025

Në seancën e fundit të legjislaturës së dhjetë të Kuvendit të Shqipërisë, e cila u mbajt ditën e sotme, është miratuar akti normativ për buxhetin e vitit 2025.

Projektligjet u votuan nga deputetët e mazhorancës, ndërsa ata të opozitës e kanë braktisur seancën plenare.

Akti normativ për ndryshime dhe shtesa në buxhet për vitin 2025 është miratuar me 71 vota pro. Po ashtu u votua nga mazhoranca edhe projektligji për strategjinë kombëtare ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit.

Projektligji për strategjinë kombëtare ndaj ndërhyrjeve të huaja dhe dezinformimit lidhet me masat konkrete ligjore dhe institucionale për të adresuar dezinformimin dhe ndërhyrjet e huaja keqdashëse ndaj vendit tonë.

Projektligji synon që edhe proceset zgjedhore, edhe demokracia, të mos cenohen nga vende të jashtme keqdashëse ndaj Shqipërisë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button