Aktualitet

Tragjedi në Lushnje/ Makina del nga rruga, një i vdekur dhe tre të plagosur në spital

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Çermë Sektor, ku për pasojë një grua 47-vjeçare ka humbur jetën dhe tre persona të tjerë janë plagosur.

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia, ngjarja ndodhi rreth orës 05:00, kur shtetasi F. M., 63 vjeç, banues në Çermë Sektor, duke drejtuar automjetin e tij, ka humbur kontrollin mbi drejtimin dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë pasagjerja M. S., 47 vjeçe, ndërsa janë plagosur tre persona të tjerë: A. M., 37 vjeçe, një shtetas 15 vjeç, si dhe vetë drejtuesi i mjetit. Të dëmtuarit ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button