Vora News

Shkrumbohet nga flakët makina në Pogradec, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr.2, Pogradec, ka rënë zjarr në automjetin e shtetasit A. M., i cili ka qenë i parkuar.

Burime nga policia thonë se dyshohet të jetë e qëllimshme. Sipas burimeve, mësohet se një person është konstatuar në afërsi të rrugës ku ka rënë edhe zjarri në mjet dhe nga policia po punohet për identifikimin e këtij të fundit.

Vijojnë hetimet nga ana e grupit hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button