Vora News

Frikë për përshkallëzim të luftës në Ukrainë! Rusia dhe Bjellorusia zhvillojnë stërvitje bërthamore, NATO nën alarm

Rusia dhe Bjellorusia kanë zhvilluar stërvitjet më të mëdha bërthamore të viteve të fundit, duke ngritur frikën për një përshkallëzim të ri të luftës në Ukrainë dhe tensioneve me NATO-n.

Presidenti bjellorus Aleksandër Lukashenko mori pjesë për herë të parë në simulimet e përdorimit të armëve bërthamore taktike dhe strategjike së bashku me Vladimir Putinin. Gjatë manovrave ushtarake u përdorën raketa balistike Iskander-M, avionë luftarakë dhe sisteme të avancuara hipersonike, shkruan A2CNN.

Analistët paralajmërojnë se vendosja e më shumë armëve bërthamore ruse në territorin bjellorus mund të jetë sinjal se “diçka e madhe po përgatitet” në rajon. Sipas ekspertëve, Moska po përpiqet të frikësojë Perëndimin dhe të ushtrojë presion mbi Ukrainën përpara samitit të NATO-s, raporton Aljazeera.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka paralajmëruar se Rusia mund të përdorë Bjellorusinë si pikënisje për një ofensivë të re drejt veriut të Ukrainës dhe Kievit, ndërsa NATO ka reaguar ashpër duke thënë se çdo përdorim i armëve bërthamore do të sillte një përgjigje “shkatërruese”.

Megjithatë, disa analistë besojnë se Lukashenko po përpiqet të balancojë marrëdhëniet me Moskën dhe Perëndimin, duke shmangur përfshirjen direkte të Bjellorusisë në luftë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button