Vora News

Elisa Spiropali dhe Fidel Ylli në takim me organizatat e PS të Vorë e vjetër dhe Gjokaj.

Mbrëmjen e kaluar u realizuan disa takime nga znj.Elisa Spiropali dhe z.Fidel Ylli me organizatat e PS të Vorë e vjetër dhe Gjokaj. Gjatë takimit me anëtarët e këtyre organizatave u diskutua mbi ecurinë e punëve në zonë, synimet për 25 prill-in, problematika të zonës të cilat u shprehën në bisedë të hapur nga qytetarët e dy zonave. Secili prej banorëve pati mundësinë të merte fjalën dhe të thoshte atë që i dukej e padrejtë ose të jepte mendime e ide të vlefshme. Pjesë e takimit ishin gjithashtu kryetari i bashkisë z.Gentian Picari, kryetari i PS Vorë Bledar Haxhiu dhe kryetarët e organizatave.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button