Aktualitet

ZYRTARISHT/ Kongresi amerikan certifikon fitoren e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale

SHBA- Kongresi amerikan konfirmoi rezultatet e Kolegjit Elektoral për fitoren e presidentit të zgjedhur Joe Biden, pas dhunës së pashembullt të së mërkurës në Kapitol.

Të dyja dhomat e Kongresit hodhën poshtë një lëvizje nga aleatët e presidentit Donald Trump për të kundërshtuar certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale.

Si demokratët edhe republikanët dënuan dhunën në Kongres por ndërsa demokratët fajësuar Presidentin Trump për nxitjen e saj, shumica e republikanëve nuk e përmendën atë.

“Ne dënojmë në mënyrën më të ashpër dhunën që ndodhi këtu. Pikëllohemi për humbjen e jetës në këto salla të shenjta, si dhe dëmtimet e pësuara nga ata që mbrojtën Kapitolin tonë sot”, tha nënpresidenti Mike Pence.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button