Aktualitet

Bllokimi në aksin rrugor Milot-Balldren/ Prokuroria nis hetimet ndaj firmës kontraktore “Geci”

Firma kontraktore që mirëmban superstradën Milot-Balldren është vënë nën hetim nga prokuroria e Lezhës pas problemeve që kjo rrugë pati gjatë fundjavës së shkuar me bllokimin për shkak të motit të keq. Shkak për problematikën u bënë reshjet e mëdha të borës të shoqëruara nga ngrica. Policia Lezhë ka akuzuar firmën kontraktore për “Shpërdorim detyre”, duke pretenduar se gjendja e djeshme e rrugës erdhi si pasojë e keqmenaxhimit të fondeve dhe se kompania nuk ka marrë asnjë masë për mirëmbajtjen e rrugës.Prokuroria e Lezhës duhet tanimë të mirëmbajë dokumentacionin dhe të kontrollojë nëse realisht ka patur një shkelje nga ana e kompanisë. Ditën e sotme prokuroria ka marrë në pyetje inxhinierët e firmës. Megjithatë firma thotë se nuk e ka pjesë të kontratës atë pjesë të rrugës, pasi ajo është një zonë fushore.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button