Aktualitet

Marrin fund ditët e ‘pranverës’, rikthehen reshjet e shiut! Parashikimi i motit për ditën e sotme

TIRANË– Dita e sotme do të nisë me mot të vranët e reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.

Vranësirat dhe reshjet e shiut e dëborës dominojnë të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe verilindore. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë largim gradual të reshjeve të shiut e dëborës duke lënë vendin në ndikimin e moti të vranët dhe intervaleve me kthjellime.

Temperaturat e ajrit ulen me të paktën 2 gradë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0°C deri në 14°C.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button