Aktualitet

Shqiptarët duan punë duke qëndruar në kafe”, Rama: Po vijnë punëtorë të huaj në vend

Kryeminisitri i vendit, Edi Rama ka prezantuar ditën e sotme gjithë arritjet që ka bërë qeveria në shërbimet online për qytetarët dhe bizneset, teksa ka bërë edhe premtimet e rradhës në kuadër të fushatës për zgjedhjet elektorale të 25 prillit. Gjatë fjalës së tij, Rama ka bërë me dije se në vendin tonë ka nisur ardhja e punëtorëve të huaj.

Rama u shpreh se janë ata që po zënë vendet e punës në Shqipëri, teksa ka ironizuar të papunët shqiptarë, duke thënë se duan punë duke qëndruar në kafe.

“Ka nisur ardhja e punëtorëve të huaj në një vend ku shumëkush, ndër ata që thonë se duan punë duke qëndruar në kafe, ka vende pune që po i marrin të huajt. Nuk ndodh vetëm në Shqipëri.”- tha Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button