Aktualitet

‘Meta-Berisha, dështuan’/ Rama: Donin që të bllokonin vaksinat që të shkaktonin revoltë. Por gjetën kryeministrin e gabuar

Kaosi i krijuar në aeroportin ‘Nënë Tereza’ për Edi Ramën ka dy organizator: Sali Berishën dhe Ilir Metën, të cilët sipas tij kishin një plan të përbashkët: Nxitja e trazirave para zgjedhjeve parlamentare.

Edhe pse nuk e bën pjesë të skenarit të dyshes Meta-Berisha, Rama nuk i kurseu Lulzim Bashës kritikat për qëndrimet e tij lidhur me ngjarjen.

Pas akuzave, Kryeministri zbuloi përpjekjet për të shpëtuar sasinë e vaksinave, të cilat prisnin të mbërrinin mbrëmë përmes aeroportit te Rinasit.

Një mesazh Kryeministri e kishte edhe për kontrollorët e stresuar. 

Pas situatës së krijuar në Rinas, Kryeministri Rama lajmëroi hapjen brenda pak ditëve të aeroportit të Kukësit.(burimi i lajmit Top Chanel)

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button