Aktualitet

Universiteti i Tiranës publikon kriteret dhe kuotat për regjistrimin në universitete. Ja ku mund të informoheni

Universiteti i Tiranës ka publikuar këtë të martë kriteret e pranimit dhe kuotat për regjistrimin në universitete. Kriteret e pranimit

dhe kuotat janë publikuar për të dy ciklet, atë Bachelor dhe Master.

Për të parë Kriteret dhe Kuotat e Universitetit të Tiranës klikoni këtu.

Pas përfundimit të maturës, nxënësit duhet të aplikojnë përmes portalit U-albania ku do të zgjedhin preferencat e tyre.

Fillimisht ata duhet të paguajnë tarifën e regjistrimit prej 2000 lekësh në zyrat e Postës Shqiptare.

Rezultatet e provimeve të maturës dhe ato të tre viteve gjimnaz janë kriteret kryesore që do merren parasysh në pranimin në universitet.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button