Aktualitet

Tenderat po i fitojnë trafikantët”, SPAK thërret për dëshmi Petro Koçin

Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka thirrur për të dëshmuar deputetin e zgjedhur nga radhët e Partisë Socialiste, Petro Koçi.

“BalkanWeb” mëson se Koçi është thirrur nga SPAK për të dëshmuar ditën e hënë, më 26 korrik.

SPAK hapi një çështje pas deklaratave të deputetit të zgjedhur, i cili i bëri thirrje Prokurorisë të shkojë në Fier dhe të hetojë financat publike, pasi sipas tij, tenderat po fitohen nga trafikantët.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button