Blerim Shera: 1 Vit punê transofmuese nga fitorja e 6 marsit

Blerim Shera kryebashkiaku i Vorës flet për punët e një viti në Bashkinë e Vorês dhe për punët që na presin :
Postimi
1 vit plot nga fitorja transformuese e 6 Marsit për Vorën që duam 😍
Të dashur qytetarë të Bashkisë Vorë përpjekja jonë e përditshme për të qenë pranë jush dhe për të realizuar premtimet e mbajtuara vijon të jetë një sfidë. Jemi ende të përulur dhe mirënjohës, kemi ende shumë për të bërë dhe realizuar por mbi të gjitha kemi qenë pranë çdo shqetësimi. Kryefjala jonë ka qenë dhe mbetët “Tju dëgjojmë”.
Vora ka hyrë në një fazë transformimi nga rindërtimi me:
- Hapjen e të gjithë kantierëve të ndërtimit në qytetin e Vorës.
- Përfundimin e të gjitha fazave të shpronësimeve që i hapi rrugë kantierëve të ndërtimit, për strehim dhe njësi shërbimi në qytetin e Vorës.
- Përfunduam ndërtimi i 104 apartamenteve në Marikaj.
- Shpërndamë fondin e rindërtimit për 200 familjarë duke përfunduar kështu financimin e të gjithë përfituesëve që nuk kishin probleme me truallin apo bashkëpronarët.
Kemi bërë punë të mira me investimet publike:
- Ndërtimi i rrugës “Kodra e Miut” në Marqinet në çdo nivel të infrastrukturës.
- Përfundimi i asfaltimit të rrugës “Sulhaxhi” në Kodër Vorë, në të gjithë segmentin e saj.
- Nisja e ndërtimit të rrugës “Tafa” në Bërxullë në çdo nivel të infrastrukturës.
- Nisja e ndërtimit të mureve mbrojtëse të rrugës në fshatin Gjokaj.
- Ndërtimi i murit rrethues dhe rehabilitimi i varrezave në lagjen Sulhaxhi.
- Ndërtimi i rrugëve dhe rehabilitim i varrezave të qytetit të Vorës.
- Përfunduam rindërtimin e shkollës 9-vjeçare Vorë.
- Përfunduam rindërtimin e shkollës 9-vjeçare Bërxullë.
- Nisja e rindërtimit të shkollës 9-vjeçare Picar.
- Nisja e rindëritimit të shkollës së mesme “Isa Boletini”, Vorë.
- Nisja e ndërtimit të kopshtit të fëmijëve Vorë.
- Ndërtimi për herë të parë i stadiumit “Vora”.
- Përmirësim i infrastrukturës së palestrave të shkollave 9-vjeçare ku në bashkëpunim me FSHF i është dhënë mundësi nxënësve të formojnë grupet e tyre sportive.
- Ndërtuar për herë të parë një Kënd Lojërash për Fëmijë, në qytetin e Vorës.
Tre investime na presin në Domje nga rruga e Elezëve shtrim dhe asfaltim, rruga e Fermës dhe kanali i ujërave të zeza te lagjia e Lushëve.
Arritëm në kohë rekord të ngrinim për herë të parë KËSHILLI VENDOR RINOR i Bashkisë Vorë.
Theksi që duhet vendosur me zë të lartë është ulja e borxhit të Bashkisë Vorë ku e gjetëm me një borxh 97 % në 2019, në 48 % në deri në dhjetor 2022 duke kaluar rrezikun e falimentit.
T’i japim forca përpjekjeve të përbashkëta, mirënjohje pafund !




