Aktualitet

Takime elektorale, 10 milionë lekë gjobë për përfaqësuesit e PD në Durrës

Durrës- Vijon gjobitja e përfaqësuesve të partive politike që organizojnë takime elektorale në kohë pandemie.

Mësohet se janë gjobitur me 5 milionë lekë të vjetra secili, përfaqësues i Partisë Demokratike Shkallnur, Arapaj,  Fatmir Muça dhe përfaqësues i partisë Demokratike Manëz, Agim Cani.

Po ashtu, është gjobitur me 1 milionë lekë edhe pronari i subjektit privat në Sukth që lejoi organizmin e aktivitetit në biznesin e tij.

Me nga 1 milionë lekë të vjetra gjobë u ndëshkuan edhe dy pronarë që e kanë vijuar aktivitetin në bizneset e tyre pas orës policore. Bëhet fjalë për E. Ç., pronar i një biznesi në lagjen nr. 17, Durrës dhe  Sh. K., pronar i një biznesi në Shijak.

Ndërsa kujtojmë se po ditën e sotme u gjobit me 5 milionë lekë edhe Blendi Klosi, pasi organizoi takim elektoral në Berat. Po ashtu edhe ish-deputeti i LSI-së, Endrit Braimllari është gjobitur me 5 milionë lekë të vjetra pasi organizoi takim politik në Maliq.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button