Aktualitet

SHIJAK:Kryebashkiaku Arbana: Fshatrat që do përfshihen në programin për zhvillimin rural.

Kryebashkiaku Arbana: Fshatrat që do përfshihen në programin për zhvillimin rural.

Në një postim të tij në rrjetet sociale kryetari i bashkisë së Shijakut, Z. Arbana ka thënë projektet që do të zbatohen për një pjesë të madhe të fshatrave të Shijakut për zhvillimin e tyre të mëtejshëm.

Postimi i plotë:

Për disa fshatra të Shijakut me potencial turistik dhe potencial për zhvillimin e agroturizmit, bashkia e Shijakut me mbështetjen e Kryeministrit Rama do të përmirësojë infrastrukturën e tyre publike duke përfshirë infrastrukturën rrugore, rivitalizimin e hapësirave rurale për të nxjerrë në pah bukuritë natyrore të këtyre fshatrave.

Në këtë zhvillim strategjik përfshihen fshatrat Metallaj, Bodinok, Shahinaj, Gjepalaj, Likesh, Kënetë, Eminas i vogël, Çizmeli, Shetel dhe Karreç që janë dhe pjesë e premtimeve lidhur me vizionin tonë për zhvillimin rural.

Gjithashtu, kemi mbështetjen e Qeverisë për asfaltimin e disa rrugëve rurale sipas problematikave të paraqitura nga takimet me banorët e këtyre zonave.

Më e mira është përpara!

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button