Aktualitet

Kryebashkiaku Arbana për administratën e bashkisë: Shërbejini qytetarëve me përgjegjshmëri dhe me ndërgjegje të pastër.

Në një postim në rrjetet sociale kryetari i bashkisë Shijak i ka drejtuar një thirrje administratës së bashkisë, gjatë mbledhjes se zhvilluar sot.
Ai thekson se shërbimi ndaj çdo qytetari duhet të jetë maksimal.

Postimi i plotë:

Sot pata një takim me punonjës të bashkisë, kryetarët e Njësive, drejtuesit e sektorëve të ndryshëm të bashkisë.
Diskutuam mbi prioritetet tona dhe vëmendjen që duhet të kemi ndaj shërbimit qytetar.

Shërbimi ndaj çdo qytetari duhet të jetë maksimal. Të bashkojmë vlerat që kemi dhe të çojmë përpara misionin tonë si bashki. Është shumë e rëndësishme kur dikush të beson se mund t’i përfaqësosh me drejtësi dhe integritet.

Etika e komunikimit është nga gjërat më të rëndësishme që kërkoj nga punonjësit e administratës, nga i pari te i fundit. Përqëndrohuni të jepni maksimumin te puna juaj, bashkëpunoni me njëri tjetrin si një skuadër. Këtu jeni të gjithë njëlloj.

Të jemi të bashkuar për të ardhmen e Shijakut, sepse e ardhmja e Shijakut është e ardhmja jonë. Të gjithë duhet të punojmë për këtë, të lëmë gjurmë pozitive me punën tonë.

Së bashku, për të ardhmen e Shijakut!

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button