Aktualitet

Mediat në Beograd: Rama sulmoi Serbinë në Prishtinë

Mediat në Beograd i kanë kushtuar rëndësi takimit të kryeministrave shqiptarë, Edi Ramës dhe Albin Kurtit sot në Prishtinë.  B92 shkruan se Rama sulmoi Serbinë nga kryeqyteti i Kosovës, duke thënë se serbët u mundën në fushën e betejës.

Kryeministri shqiptar Edi Rama sulmoi Serbinë pas një takimi me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Prishtinë. Ai akuzoi Serbinë se “po bën manovra teatrale në veri të Kosovës,” shkruan media serbe.

“Ai veprimet e serbëve në veri i quajti manovra teatrale, ndërsa përmendi gjithashtu se e ashtuquajtura qeveri. Kosova pagoi energjinë elektrike për serbët në veri.”

Më tej, media serbe shkruan se Rama tha se Kosova ka plotësisht të drejtë për reciprocitetin e targave me Serbinë, por gjithashtu se dialogu është zgjidhja e vetme për këtë çështje.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button