Aktualitet

Kanabis në një zonë të pyllëzuar në Kuçovë, procedohen penalisht kryetari i fshatit, specialisti dhe inspektori i Shërbimit Pyjor

anabis në një zonë të pyllëzuar në Kuçovë, procedohen penalisht kryetari i fshatit, specialisti dhe inspektori i Shërbimit Pyjor
Tre persona janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre pasi policia ka gjetur një sipërfaqe të mbjellë me kanabis në një zonë të pyllëzuar në Kuçovë.

Shërbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Kuçovë, në bazë të informacioneve të siguruara, në vijim të kontrollit të territorit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e rasteve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, kanë evidentuar fidanë narkotikë cannabis sativa të kultivuar në një zonë të pyllëzuar në fshatin Mëndrakë, Kuçovë.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kuçovë proceduan penalisht shtetasit: Sh. K., 62 vjeç, me detyrë kryetar i fshatit Mëndrakë, Kuçovë, K. B., 51 vjeç, me detyrë inspektor i Shërbimit Pyjor dhe Y. L ., 61 vjeç, me detyrë specialist i Shërbimit Pyjor, pasi dyshohen se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim detyre”.

Specialistët e Komisariatit Policisë Kuçovë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button