Aktualitet

SPAK kërkon rinisjen e gjykimit për Fatmir Mediun, caktohet gjyqtarja e dosjes ‘Gërdeci’

SPAK kërkon rinisjen e gjykimit për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

Gjyqtarja Saida Dollani do të shqyrtojë çështjen në Apelin e Posaçëm për Fatmir Mediun.

Seanca gjyqësore do të zhvillohet në dhomë këshilllimi më datën 17 shtator ora 10:00.

Më parë Gjykata e Posaçme e Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e organizuar rrëzoi kërkesën e Prokurorisë së posaçme, SPAK, për rihapjen e procesit gjyqësor ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, lidhur me shpërthimin e ndodhur 13 vite me parë në një depo ushtarake në Gërdec.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button