Aktualitet

Ulen ndjeshëm temperaturat, si paraqitet moti sot?

Masat ajrore të qëndrueshme që do të përfshijnë vendin tonë do të diktojnë duke filluar nga ë orët e para të ditës kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave përgjatë shtrirjes Lindore. Por orët e mesditës dhe në vijim parashikohet që të sjellin largim të vranësirave dhe mbizotërim të motit të kthjellët. Parashikohet që edhe nata të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike.Temperaturat e ajrit do të vijojnë të 

ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 27°C.

Era do të fryjë mesatare në bregdetin e Adriatikut dhe e fortë në jon duke arritur shpejtësinë 50 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke krijuar dallgëzim 5 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button