Aktualitet

Pjesë e grupit të Shullazit’, vdiq pas shoqërimit në komisariat, 32-vjeçari përdorues droge, vuante nga epilepsia!

Një ndjekje nga policia para mesnatës kanë qenë momentet e fundit të jetës së një 32-vjeçari në Tiranë. I riu i identifikuar si Laer Kurti ishte në rrugën “Riza Cuka” rreth orës 23:07 të mbrëmjes kur policia i kanë bërë thirrje për të ndaluar. Sapo i kërkuan të paraqiste dokumentet e identifikimit, Kurti ia mbathi me vrap.

Pas këtij veprimi, forcat blu janë vënë në ndjekje të të riut, të cilin arritën ta ndalonin në rrugën “Don Bosko”, duke kryer më pas edhe shoqërimin e tij në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë.

Por gjatë rrugës për në ambientet e komisariatit, 32-vjeçari ka shfaqur probleme shëndetësore. Forcat blu kanë kërkuar ndihmën e shërbimit të Urgjencës, duke qenë se gjendja e të riut shfaqej e rënduar. Kurti u dërgua me urgjencë në Spitalin e Traumës, ku edhe ka ndërruar jetë.

Dyshohet së 32-vjeçari ka pësuar arrest kardiak, megjithëse pritet ekspertiza mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë dhe shkakun e vdekjes. Për këtë ngjarje, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në drejtimin e Prokurorisë kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Aktualisht mësohet se janë duke u marrë në pyetje efektivët e patrullës që shoqëruan të riun si dhe të tjerët që kanë qenë të pranishëm në Komisariat mbrëmjen e 19 tetorit.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button