Aktualitet

Reshje shiu në formë shtrëngatash gjithë ditën, ja si pritet të jetë moti këtë fundjavë

Për fundjavën që ka nisur, vendi ynë do të vijoj të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshme.

Në këtë mënyrë për ditën e Shtunë moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë hera-herës intervalet e shkurtra me diell. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme përgjatë gjithë ditës me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave.

Nën relativisht të njejta kushte atmosferike do të jetë edhe dita e Diel. Deri në orët e pasdites moti parashikohet kryesisht i vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët e mesatar në formë shtrëngatash. Duke nisur nga orët e mbrëmjes, përgjatë vijës bregdetare dhe kryesisht zonën e jugut reshjet fitojnë intensitet deri të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut me intensitet mesatar. 

Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore parashikohet edhe erë intensive me drejtim verilindje – juglindje dhe shpejtësi deri në 15-18m/s, erë e cila mund të jetë problematike në disa zona, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button