Analiza e qeverisjes/ A do ketë ndryshime?! Rama mbledh sot ministrat në Tepelenë

Pas ndryshimeve të bërë në kupolën drejtuese të PS-së në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, sot dhe nesër (28-29 Korrik) kryeministri Edi Rama do të mbledhë kabinetin e tij qeveritar në Tepelenë.
Sipas informacioneve, secili prej ministrave përkatës do të bëj një analizë të thellë të punës së realizuar deri më tani. Burime bëjnë me dije se pas analizës dy ditore në kabinet, nuk përjashtohet mundësia që kreu i qeverisë të vijoj me të tjera ndryshime.
Kjo u paralajmërua edhe nga kryeministri Rama në mbledhjen e Asamblesë, ku burime thanë se kryesocialisti kishte deklaruar se ‘me qeverinë do merrej gjatë mbledhjes në Tepelenë’.
Të gjithë ministrat kanë konfirmuar pjesëmarrjen, përveç ministres së Arsimit, Evis Kushi. Në vend të saj do të shkojë zv.ministrja Albana Tole.




