Aktualitet
Krujë, Përplasen dy makina, shoferja përfundon në spital

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Krujë. Një automjet tip “Benz” është përplasur me një “Ford” dhe për pasojë është dëmtuar drejtuesja e këtij të fundit.
Ajo është dërguar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Me datë 02.11.2021, rreth orës 17:45, në aksin rrugorë Fushë Krujë-Krujë është përplasur mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., me mjetin tip “Ford” me drejtuese shtetasen K. K., si pasojë është lënduar shtetësja K. K., e cila ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.




