Aktualitet

Aksion kundër lojërave të fatit, 4 të arrestuar në Maliq

Një aksion i mbrëmjes së djeshme nga komisariati i Maliqit ka rezultuar me arrestimin  e 4 të rinjve dhe procedimin e një shtetasi tjetër.

Sipas informacioneve, policia ka ushtruar kontroll në një lokal ‘play station’, i cili shfrytëzohej për baste sportive.

Nga kontrollet e kryera, 4 të rinjtë në telefonat e tyre ushtronin veprimtarinë e lojërave të fatit duke vendosur skedina. Ata u arrestuan, ndërsa pronari i lokalit do të procedohet në gjendje të lirë. Janë sekuestruar telefonat dhe materialet i kaluan prokurorisë për hetime të mëtejshme.

Ky nuk është rasti i vetëm në Maliq, pasi disa aksione rradhazi kanë rezultuar me arrestime të të rinjve lidhur me këtë veprimtari bastesh.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button