Aktualitet
Vrasja e Hoxhës/ Pezullohet nga detyra efektivi i policisë që ndaloi gazetarët, Gledis Nano: Të nisi menjëherë hetimi administrativ!


Policia e Tiranës ka pezulluar nga detyra një nga punonjësit e saj të përfshirë në incidentin e ndodhur pasditen e sotme në Qafë Mollë. Efektivi i pezulluar u përpoq te largojë gazetarët të cilët po raportonin për vrasjen e Ruzhdi Hoxhës, duke i shtyrë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit.




