Aktualitet

Aksion madhor në Krujë, nis shembja e 11 furrave të gëlqeres

KRUJË – Policia e Shtetit në bashkëpunim me IKMT-në, inspetorët e bashkive dhe shërbimit të zonavetë mbrojtura po kryen një aksion në zonën e Krastë-Vrionit për shembjen e 11 furrave të gëlqeres. Pavarësisht se në të kaluarën këto furra u shembën, personat që kontrollojnë këtë aktivitet i kanë ndërtuar sërish në mënyrë të paligjshme. Një pjesë prej tyre janë arrestuar ose proceduar.Furrat e gëlqeres janë një problem serioz për banorët e zonës Krastë-Vrionit për shkak të efekteve të dëmshme në mjedis dhe sëmundjeve të ndryshme të shkaktuara. Në këto furra digjen gjithashtu dhe goma makinash, pjesë makinash, mbetje të fasonerive të rrethit Krujë e mbetje të fabrikave e punishteve të ndryshme.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button