Aktualitet

Plas keq në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Jemin Gjana dhe Aldo Bumçi drejt përplasjes fizike

Një debat i cili për pak sa nuk përfundoi në përplasje fizike është regjistruar mbrëmjen e sotme në mbledhjen e kryesisë së PD-së midis Jemin Gjanës dhe Aldo Bumçit.

Kreu i Komisionit për Zgjedhjet në PD, Jemin Gjana në një moment ka ironizuar me ‘Ministrat e Foltores’ duke thë se janë milionerë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Aldo Bumccit i cili e ka pyetur se kujt po i drejtohet. Pikërisht ky ka qenë momenti kur dyshja për pak sa nuk u përplas fizikisht, por Gazment Bardhi dhe Gent Strazimiri kanë ndërhyrë për t’i ndarë.

Pjesë nga debati

Jemin Gjana: Unë kam shtëpinë që më dhanë te enti banesave, Berisha e ministrat e foltores jane bere milioner

Aldo Bumci: Dhe me kë e ke ti këtë?

Jemin Gjana: Mos më ndërprit

Në këto momente mësohet se ndërhyn Gazment Bardhi dhe Strazimiri për t’i ndarë

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button