Edi Rama merr sot dozën e tretë të vaksinës anti-Covid, Manastirliu: Çdo person mbi 18 vjeç…
Kryeministri Edi Rama sot do të marrë dozën e tretë të vaksinës kundër Covid-19. Bëhet me dije se dozën e tretë kryeministri do ta marrë rreth orës 11:30.
Pak minuta më parë ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë një postim ku shkruan se çdo qytetar mbi 18 vjeç mund të marrë dozën e tretë, ndërsa kushti është që të kenë kaluar 6 muaj nga aplikimi i dozës së dytë.
“Çdo qytetar mund të bëjë dozën e tretë të vaksinës përforcuese të vaksinës kundë COVID-19 nëse ka kaluar 6 muaj nga aplikimi i dozës së dytë”, shkruan Ministria në Facebook.
Herët në mëngjes edhe Rama kishte bërë një postim lidhur me dozën e tretë ku shkruante “Mirëmëngjes dhe duke ju kujtuar të vijoni vaksinimin me dozën e tretë përforcuese, për të qenë më të mbrojtur gjatë dimrit e për të mos i dhënë virusit një mundësi të dytë ndërkohë që varianti i ri Omicron po shqetëson botën, ju uroj një ditë të mbarë”.