Aktualitet

Parashikimi i motit për këtë të hënë: Rriten temperaturat në mesditë

Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë duke sjellë gjatë orëve të paradites alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta vranësirash, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore. Por parashikohet që në orët e mesditës dhe pasdites gradualisht kthjellimet të bëhen dominuese në një pjesë të mirë të territorit Shqiptar

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por do të rriten ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 33°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button