Aktualitet

Zgjedhjet në PD, demokratët sot i drejtohen kutive të votimit, vendosin kryetarin e ri

Sot anëtarët demokratë do të hedhin votën e tyre për të zgjedhur kryetarin e ri që do të drejtojë Partinë Demokratike.

Kandidatët në garë për kreun e PD janë: Edit Harxhi, Fatbardh Kadilli, Lulzim Basha dhe Agron Shehaj.

Janë rreth 75 mijë anëtarë të PD që kanë të drejtën e votës dhe që do t’i drejtohen sot 76 qendrave të votimit të ngritura në të gjithë vendin, përmes të cilave anëtarët do të ushtrojnë të drejtën e votës për të zgjedhur kryetarin.

Votën mund ta hedhin vetëm personat që kanë kartë anëtarësie. Votmimi nis në orën 08:00 dhe mbyllet në 19:00. Të përjashtuar nga vota do të jenë demokratët që sipas kryetarit të Komisionit Zgjedhor në PD, Jemin Gjana kanë bërë fushatë haptas për kundërshtarët në zgjedhjet e 25 prillit, ndonëse ata rezultojnë anëtarë të PD.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button