Aktualitet

Procesi i vaksinimit në Berat/ Rama: Pranvera do jetë një periudhë vaksinimi intensiv, do të përfshihet ushtria dhe studentët e infermierisë

Berat- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Berat ku sot po vaksinohen bluzat e bardha kundër COVID-19.

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu deklaroi se sot përmbyllen 10 mijë doza vaksinash. Në pallatin e Kulturës ku po bëhej vaksinimi, Rama ka përshëndetur mjekët dhe infermierët, teksa deklaroi më pas se pranvera do jetë një periudhë vaksinimi intensivduke kërkuar përfshirjen dhe të ushtrisë dhe studentëve të infermierisë.

“Shpresoj shumë që në ditët në vijim, pa u bërë ditët javë të tëra të kemi lajme të mira për rritjen e sasive edhe për shtrirjen intensive të vaksinimin. Duhet të përgatitemi sidoqoftë për të pasur një rrjet kapilar jo vetëm me Qendrat Shëndetësore, por të përfshijmë dhe ushtrinë, të përfshijmë dhe studentë të infermierisë, në mënyrë që gjithë këtë periudhë të pranverës ta kthejmë në një periudhë vaksinimi intensiv dhe t’ia dalim që të kemi një pozicion shumë lart në klasifikimin e vendeve për nga eficenca e bërjes së vaksinës. Me ndihmën e Zotit besoj që do ia dalim më shpejt se sa vonë në këtë betejë të hatashme”, deklaroi Rama.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button