Shijak/ Miratohen 13 aplikantët e parë të Paketës së Maleve, investime rreth 11 milionë euro.

Këshilltarët e Këshillit Bashkiak, pas shqyrtimit dhe miratimit edhe në komisionin përkatës, kanë miratuar 13 aplikantët e parë që përfitojnë nga Paketa e Maleve, një nismë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe turistik të zonës.
Vetëm për këtë fazë të parë parashikohen investime që arrijnë në rreth 11 milionë euro, duke treguar interesin dhe potencialin që ka territori i Shijak për zhvillim dhe investime të reja.
Ndërkohë, brenda 20 ditëve pritet të miratohet edhe lista e dytë, me aplikantë të tjerë që plotësojnë kushtet ligjore, ndërsa numri i kërkesave vijon të jetë progresiv.
Paketa e Maleve është një iniciativë e qeverisë shqiptare dhe Kryeministrit Rama, me ndikim të drejtpërdrejtë në rritjen e ekonomisë lokale, zhvillimin e turizmit dhe krijimin e më shumë mundësive për banorët e zonës.



