Aktualitet

Reshjet e dendura te shiut/ Policia rrit prezencën në rrugë, apel për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve

Policia e Shtetit ka rritur prezencën në rrugët urbane dhe rurale për të garantuar sigurinë e qytetarëve në kushtet e motit të keq.

Reshjet e shiut në zona të ulëta dhe ato të borës në zona malore kanë kërkuar angazhim të shtuar për mirëmbajtjen dhe kontrollin e qarkullimit rrugor.

Shërbimet e Policisë janë të pranishme për të monitoruar qarkullimin dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve të përballen me kushtet atmosferike sfiduese. Në disa zona, reshjet intensive kanë shkaktuar rënie inertesh, por deri tani nuk është raportuar asnjë aks rrugor i bllokuar.

Firmat e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve po punojnë për pastrimin e borës, shpërndarjen e kripës dhe pastrimin nga rënia e inerteve. Këto masa po ndihmojnë në garantimin e kalueshmërisë dhe sigurisë në rrugë.

Të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Të reduktojnë shpejtësinë, sidomos në akse të lagura apo të mbuluara me borë.

Të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, për të shmangur aksidentet dhe problemet në rrugë.

Të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore për të siguruar një qarkullim të sigurt.

Ky apel vjen si masë parandaluese për të shmangur aksidentet dhe për të garantuar lëvizjen e sigurt të qytetarëve, sidomos në kushtet e motit të vështirë. Policia fton qytetarët të tregojnë kujdes maksimal dhe të bashkëpunojnë për të ruajtur sigurinë e përbashkët.

Policia Rrugore u bëri thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve dhe motomjeteve që:

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button