Aktualitet

Temperaturat e larta do na shoqërojë edhe në fundjavë, parashikimi i motit për sot dhe nesër

Ditët me diell na kanë shoqëruar gjatë gjithë javës, ndërkohë që mezi presim fundjavën për ta shijuar diellin plotësisht. Dhe nëse keni bërë plane për në fundjavë, kemi lajme të mira për ju.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti këtë fundjavë do të jetë në favorin tuaj. Ndikuar nga kushte të qëndrueshme atmosferike, vendi për dy ditët në vijim do të ketë mot të kthjellët dhe shumë orë me diell, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore.

E vetmja gjë që vlen për t’u theksuar është se gjatë ditës së diel do të ketë erë relativisht intensive nga kuadrati i veriut, me shpejtësi deri në 18-22m/s kryesisht përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore. Kjo do të sjellë ulje të temperaturave si në vlerat e mëngjesit, ashtu dhe ato të mesditës.

Parashikimi dhe temperaturat për fundjavën, si më poshtë:

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button