Aktualitet

Aksident në Marikaj, makina shpërthen në flakë në aksin Durrës-Vorë

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Marikaj, në aksin Durrës-Vorë.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel shihet makina e cila ka marrë flakë, pas përplasjes, teksa dëmet materiale janë të shumta.

I pranishëm në vendngjarje ka qenë prefekti i Qarkut të Tiranës, Shkëlqim Hajdari, i cili u ka kërkuar të pranishmëve të njoftojnë zjarrfikësen dhe policinë.Pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse është bërë e mundur shuarja e flakëve. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ngjarja.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button