Aktualitet

Manastirliu: Masat anti-Covid mund të rishikohen në javët e para të marsit

Ministrja e Shëndertësisë Ogerta Manastirliu tha gjatë vizitës që pati me zv/Presidentin e Zvicrës në  qendrën shëndetësore të Vorës që masat anti-covid mund të rivlerësohen në javët e para të marsit.

Gjatë vizitës Manastirliu  vuri theksin tek rëndësia e  vaksinimit anticovid, duke u shprehur se ky është element kyç për rivlerësimin e masave.

“Jemi duke vlerësuar me shumë kujdes situatën epidemiologjike, kemi indikatorë të përmirësuar, një incidencë e cila është në ulje, por sa i përket rasteve aktive vijojmë të kemi dhe duhet të tregojmë kujdes. Duke shpresuar që do të jemi në indikatorë të përmirësuar, do të rivlerësojmë masat në dy javët e para të muajit marsQeveria shqiptare ka miratuar kontratën për ardhjen e 1 milion dozave të vaksinave Pfizer, plus 500 mijë doza opsionale. Pra përgjatë gjithë këtij viti fjala kyçe do vijojë të mbetet vaksinimi dhe vaksinimi me dozën e tretë është sërish shumë i rëndësishëm në funksion të rritjes së imunitetit dhe shmangies të formave të rënda të sëmundjes”, tha Manastirliu.

Deri tani janë kryer mbi 2 milion e 680 mijë vaksinime dhe kanë mbërritur mbi 3.1 milion doza vaksine ndaj COVID-19.

voradmin

Misioni i Vora News është informimi i publikut duke u nisur nga disa kritere: depolitizimi, angazhimi për paanësi dhe ndershmëri do të jetë një kategori e re dhe e identifikueshme e gazetarisë ku qëllimi i saj është të sigurojë një analizë të saktë dhe të paanshme të deklaratave, në mënyrë që të korrigjojë perceptimet e gabuara tek audienca dhe të rrisë njohuritë e publikut mbi çështje e rendesishme te aktualitetit. Gazetaria drejt rikthimit tek misioni i saj!
Back to top button